30 qershori, aktori i njohur bëhet kryebashkiak

Mos i humb

Në mbarë vendin qytetarët iu drejtuan kutive të votimit ditën e djeshme për të shprehur të drejtën e votës dhe zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve.

Teksa procesi i numërimit ka vazhduar gjatë natës dhe vijon ende, në disa bashki janë shpallur fituesit.

“Surpriza” e këtyre zgjedhjeve është në Bashkinë e Kolonjës, ku Kandidati i Partisë Socialiste dhe njëherësh aktori Erion Isai, ka fituar me 4279 vota kundër Fatjon Feka i cili mori 304 vota.

Kujtojmë që aktori Erion Isai mbante edhe postin e drejtorit të Teatrit të Kukullave, nga i cili hoqi dorë më herët, për shkak të kandidimit për kryebashkiak të Kolonjës.

  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit