![]()
Shërbimi inteligjent izraelit, Mossad, pretendon se pas sulmit ndaj dy tankeve të naftës në Gjirin e Omanit muajin e kaluar qëndron Irani.
Kreu i Mossadit, Yossi Cohen në një fjalim të mbajtur në konferencën e zhvilluar në qytetin Herzliya të Izraelit ka vendosur në objektiv qeverinë e Teheranit.
Ai pretendon se sipas të dhënave të Mossadit dhe disa shërbimeve të huaja të inteligjencës “Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy tankerëve të naftës në Gjirin e Omanit më 13 qershor”.
“Irani po përpiqet që me sulme të tilla t’i japë botës mesazhin se nuk ngurron nga ndonjë tension dhe se nëse sanksionet e imponuara ndaj Teheranit nuk hiqen apo zgjidhen, kjo mund të shkaktojë dëme serioze në tregun botëror të naftës”, tha Cohen.
Cohen pretendon se punimet bërthamore të Iranit nuk kanë ndonjë qëllim shkencor dhe se marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Iranit dhe vendeve P5 + 1 në vitin 2015 është një “marrëveshje e keqe”. Ai thotë se “vetëm një vendosmëri e qëndrueshme mund ta parandalojë atë (Iranin) nga zotërimi i armëve bërthamore”.
Më 13 qershor në Gjirin e Omanit ndodhën shpërthime në dy tankerë të mëdha të naftës, ku SHBA-ja pretendonte se pas këtyre ngjarjeve qëndron Irani.
Ndërsa qeveria e e Teheranit mohoi pretendimet e Washingtonit.


