Huthit kryen sulm ndaj një aeroporti të Arabisë Saudite

Mos i humb

Të paktën 9 persona u plagosën në një sulm me dron nga Jemeni të kryer sot ndaj një aeroporti në pjesën jugore të Arabisë Saudite.

“Një sulm terrorist ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar Abha”, tha zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, koloneli Turki al-Maliki, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve SPA.

Al-Maliki akuzoi rebelët Huthi për sulmin ndaj aeroportit, që është sulmi i tretë në tre javët e fundit.

Nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thonë se 8 shtetas të saj dhe një shtetas indian u plagosën në këtë sulm.

Nga ana tjetër, rebelët Huthi kanë konfirmuar sulmin, duke thënë se i njëjti ka shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror në aeroportin e Arabisë Saudite.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014 kur rebelët Huthi morën pjesën më të madhe të shtetit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë shkatërruese ajrore e cila synonte që të rimarrë nën kontroll territoret e pushtuara nga rebelët Huthi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit