Siri, mbi 2.400 persona të privuar nga liria në 6 muajt e fundit

Mos i humb

rjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut njoftoi se 2.460 persona janë rrëmbyer dhe burgosur që nga fillimi i këtij viti në Siri, shumica nga regjimi i Bashar al-Asadit.

Në raportin e fundit të publikuar në lidhje me personat e privuar nga liria në vazhdën e krizës në Siri, SNHR tha se nga 2.460 personat e rrëmbyer dhe burgosur në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 117 janë fëmijë dhe 122 gra.

Në raport thuhet se nga të burgosurit, 1.204 janë zhdukur me forcë dhe fati i tyre ngelet i panjohur.

Sipas raportit, 1.733 persona, përfshirë 80 fëmijë dhe 97 gra, janë burgosur nga regjimi i Bashar al-Asadit, ndërsa 337 të tjerë, prej të cilëve 22 fëmijë dhe 16 gra, janë burgosur pa arsye në rajonet e pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK.

Ndërkohë, siç thuhet, 374 persona, përfshirë 14 fëmijë dhe nëntë gra, janë privuar nga liria nga ana e grupeve opozitare, kurse organizata terroriste DEASH gjatë periudhës së njëjtë ka burgosur 16 persona, prej të cilëve një fëmijë.

SNHR njoftoi se nga gjashtë muajt e parë të vitit, 567 persona janë burgosur në janar nga palët ndërluftuese në Siri, 347 në shkurt, 357 në mars, 459 në prill, 394 në maj dhe 336 në muajin qershor.

Në një raport të publikuar më 30 prill, organizata në fjalë njoftoi se mbi 14 mijë persona janë torturuar për vdekje në burgjet e regjimit të Asadit që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit