
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë garanci se Franca nuk do jetë bllokuese e liberalizimit të vizave. Sipas tij edhe pse Franca mund të votoj kundër, një gjë është e sigurtë se ajo nuk do të jetë bllokuese e vizave për Kosovën.
“Ne fakt ne e fitum një garanci nga Franca se ajo nuk do të bllokoj këtë proces, nëse nuk voton pro ajo nuk e bllokon ketë proces të rendesishem” tha Haradinaj duke shtuar se shumë shpejtë do të udhtëtoj për në Hagë, jo për burg por për të diskutuar edhe me zyrtarë të këtij shteti për ta përkrahur liberalizimin e vizave.
“Do të shkojë në Hagë, por jo në burg kësaj radhe, por për tu takuar me zyrtarë të shtetit holandez. E kam ëndërr jetësore t’a shohë edhe këtë temë që u realizuar” tha Haradinaj.


