
Policia njofton se një mashkull ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


