
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Shukri Maxhuni.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.
Kujtojmë se ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me veturë zyrtare, mbante këmbët në xhamin e përparmë të veturës, dhe ky veprim i tij kishte ngjall reagime të shumta, ndër ta ishte zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë atë.




