Bashar al-Assad priti në Damask shefin e diplomacisë së Omanit

Mos i humb

Lideri i regjimit në Siri, Bashar al-Assad, ka pritur sot në Damask shefin e diplomacisë së Omanit, Yusuf bin Alewi.

Agjencia e lajmeve e Omanit lajmëron se Al-Assad dhe Alewi biseduan edhe për temat bilaterale dhe rajonale me theks mbi çështjet e sigurisë.

Takimi është mbajtur prapa dyerve të mbyllura dhe nuk janë dhënë më shumë detaje.

Për dallim nga shumica e vendeve arabe të cilat në fillim të luftës në Siri ndërprenë marrëdhëniet me regjimin e presidentit sirian Al-Assad, autoritetet e Omanit mbajnë marrëdhëniet me Al-Assadin.

Vitin e kaluar, atëherë presidenti sudanez, Omar al-Bashir, vizitoi Damaskun si udhëheqësi i parë i disa prej vendeve arabe.

Jo shumë kohë pas kësaj vizite, nën presionin e demonstratave masive, Al-Bashir u përmbys nga ushtria sudaneze.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit