Bardhi: Raporti i PE tregon probleme serioze me procesin zgjedhor

Mos i humb

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale reagoi lidhur me raportin e Parlamentit Europian.

Ai theksoi se raporti e tregoi qartë që zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë, siç edhe i ka cilësuar PD, ndërsa shton se mbrojtja e Ballukut është një njollë turpi.

Gjithashtu ai thekson se ka ardhur koha për një qeverisje të përgjegjshme dhe europiane në Shqipëri.

“Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqëve tanë ndërkombëtar.

Është koha për një qeverisje të përgjegjshme dhe europiane në Shqipëri”, u shpreh Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit