Mitsotakis betohet si kryeministër i Greqisë

Mos i humb

Lideri i partisë djathtiste Demokracia e Re (DR), Kyriakos Mitsotakis, ka dhënë betimin si kryeministër i ri i Greqisë, një ditë pasi fitoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë vend.

Mitsotakis dhe partia e tij fituan 39.8 për qind të votave, duke fituar përballë partisë majtiste të SYRIZA-s të kryeministrit të deritanishëm Alexis Tsipras, e cila mori besimin e 31.5 për qind të qytetarëve.

DR do të ketë 158 vende deputeti në Parlamentin e Greqisë që numëron gjithsej 300 mandate dhe do të mund vetë të formojë Qeverinë e re greke.

“Pranoj të qeveris me shtetin me vetëdije të plotë për përgjegjësinë nacionale. E di për vështirësitë që më presin mua dhe bashkëpunëtorët e mi. Por fuqinë e marrë nga populli”, porositi Mitsotakis në fjalimin fitues.

Në Greqi të dielën u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat kryeministri Alexis Tsipras i shpalli tre muaj më herët.

Këto ishin zgjedhjet e para parlamentare në Greqi që kur ky vend i dha fund zbatimit të programit të tretë të njëpasnjëshëm të ndihmave nga kreditorët ndërkombëtarë, por edhe arriti marrëveshje me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit