Trump sulmoi ambasadorin britanik mbi ofendimet

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të dielën sulmoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Uashington, Kim Darroch, mbi e-mailet e rrjedhura në media, ku ai fyen administratën “jofunksionale” të Trump.

“Ne nuk besojmë me të vërtetë se kjo administratë do të bëhet shumë më normale, më pak jofunksionale, më pak e paparashikueshme, më pak e fraksionuar, më pak diplomatikisht e ngathët dhe e paaftë”, theksoi i dërguari britanik në e-mailet e tij për zyrtarët në Londër.

Shpërthimi i tij i fshehtë ndaj Trumpit përfshinte fjalë si “i pasigurtë” dhe “jokompetent”.

Një burim nga qeveria e Britanisë konfirmoi për CNN vërtetësinë e e-maileve. Mesazhet së pari u zbuluan dhe publikuan nga Daily Mail në Britaninë e Madhe.

“Nuk jemi tifozë të mëdhenj të atij njeriu dhe ai nuk ka shërbyer mirë Britanisë së Madhe. Këtë mund t’jua them”, u tha Trump gazetarëve.

“Mund të them gjëra për të, por unë nuk do t’ju mërzisë,” shtoi Trump.

Sipas “Daily Mail”, Darroch njoftoi zyrtarët e Britanisë se “karriera e Trump mund të përfundojë në turp”, dhe përdori termin “luftë me thika” për të përshkruar situatën politike brenda Shtëpisë së Bardhë.

Nga Britania e Madhe ende nuk kanë lëshuar asnjë njoftim për këtë çështje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit