Irani rrit në mbi 4,5 për qind nivelin e pasurimit të uraniumit

Mos i humb

Irani ka tejkaluar nivelin prej 4,5 për qind në prodhimin e uraniumit të pasuruar, njoftoi zëdhënësi i Këshillit të Energjisë Atomike të vendit, Behruz Kemalvendi.

“Këtë mëngjes, Irani tejkaloi nivelin prej 4,5 për qind të uraniumit të pasuruar”, tha Kemalvendi për Agjencinë Studentore Iraniane të Lajmeve (ISNA).

Ai shtoi se niveli i lartëpërmendur prodhohet për të përmbushur nevojën e karburantit të reaktorëve të energjisë në vend.

Sipas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 midis pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Iranit, përfshirë edhe Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, Teherani ka të drejtë të prodhojë uranium të pasuruar vetëm deri në shkallën 3,67 për qind.

Megjithatë, pas tërheqjes së njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga marrëveshja vitin e kaluar dhe rivendosjes së sanksioneve, Irani kërkoi nga palët e marrëveshjes të mundësojnë ruajtjen e interesave të Iranit ose, në të kundërtën, paralajmëroi rritjen e nivelit të pasurimit të uraniumit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit