
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” tashmë është i gatshëm për sezonin veror.
Zëdhënësi i aeroportit, Bujar Gashi ka thënë se janë të gatshëm të presin fluksin e udhëtarëve gjatë këtij sezoni dhe se mbesin të përkushtuar për të ofruar shërbime kualitative.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për sezonin veror me c’rast ka bërë investime ne paisje dhe në personel. Jemi me se të gatshëm për të pritur fluksin e udhëtarëve gjatë këtij sezoni dhe mbesim të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve kualitative duke pasur gjithmonë prioritet sigurinë dhe kenaqshmërinë e udhëtarëve tanë” tha Gashi.


