Çelik kritikon gjuhën e përdorur nga ministri grek

Mos i humb

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Omer Çelik, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Ministri i Jashëm i Greqisë ka folur me një gjuhë tejet larg nga një gjuhë me të cilën duhet të flasë një burrështetas”, tha Çelik në kryeqyetetin e Turqisë, Ankara.

Ai tha se miqësia me Turqinë është e çmuar dhe askush nuk dëmtohet nga ajo, duke treguar se është për të ardhur keq që ministri i Jashtëm grek ka filluar me këtë gjuhë.

“Në rast se vazhdon me këtë gjuhë, nuk do të ketë rezultate të mira”, u shpreh Çelik.

Ai gjithashtu duke treguar se mbështesin deklaratat e zyrtarëve të Qipros Turke, tha se gjuhën të cilën e ka përdorur pala greke dhe ajo e Qipros Greke është një gjuhë për të cilën duhet kërkuar falje.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar shpimet e njëanshme të administratës së Qipros Greke në Mesdheun Lindor, duke theksuar se Qiproja Turke po ashtu ka të drejta për burime në këtë zonë.

Greqia dje kërcënoi Turqinë duke thënë se do të kërkojë sanksione nga BE-ja për shkak të aktiviteteve kërkimore të Turqisë në Mesdhe.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja ndërhyri si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore.

Në dekadat që pasuan nga ajo kohë, janë ndërmarrë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por të gjitha të përfunduara pa sukses. Ajo e fundit, e mbajtur me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit