SHBA kërkon nga Danimarka të trajnojë YPG-në në Siri

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Danimarka të dërgojë ushtarë në Siri dhe të trajnojë pjesëtarët e PYD/YPG-së, zgjatimit të organizatës terroriste PKK në Siri, njoftoi media daneze.

Kërkesa e SHBA-së është diskutuar në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Danimarkës, raportoi gazeta prestigjioze daneze Politiken.

Siç thuhet në lajmin e gazetës, qeverinë e re të vendit që mori detyrën muajin e kaluar e pret një proces i vështirë, pasi do të duhet të zgjedhë midis Turqisë dhe SHBA-së.

Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës dhe Ministria e Jashtme kanë hezituar të komentojnë çështjen, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë informacion se si do t’i përgjigjet vendi kërkesës së Washingtonit, theksohet më tej.

Ndryshe, aleanca Kuq-Gjelbër në Danimarkë, tek e cila mbështetet qeveria njëpartiake e pakicës e Social Demokratëve, ndjek një politikë të moderuar kundrejt PYD/YPG-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit