Masakër në Papua Guinenë e Re, vriten 24 persona

Mos i humb

Së paku 24 persona, përfshirë edhe shumë fëmijë dhe gra shtatzëna, janë vrarë gjatë një masakre të tmerrshme që ka ndodhur në provincën Hela në Papa Guinenë e Re.

Padurimi mes fiseve lokale zgjat tashmë dy dekada ndërsa nga e shtuna janë intensifikuar përleshjet në fshatrat Munim, Peta dhe Karida.

Zyrtarët lokalë njoftuan se janë gjetur kufomat e masakruara të 24 personave ndërsa druhet se bilanci i vërtetë i të vrarëve është shumë më i madh.

Kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape, tha se në rajonet e krizës nevojiten forca shtesë policore meqë është e paarritshme që 60 policë të kujdesen për një rajon në të cilin jetojnë 400 mijë njerëz.

Marape porositi se vrasësit do të kapen dhe dënohen me vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit