Putin i gatshëm për bisedime me Ukrainën

Mos i humb

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se është i gatshëm për bisedime me presidentin e ri ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, rreth zgjidhjes së konfliktit të përgjakshëm në lindje të Ukrainës.

Putin të enjten iu përgjigj propozimit të Zelenskiyit për të biseduar me ndërmjetësimin udhëheqësve të SHBA-ve, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, duke shtuar se ai është i hapur për ide të tilla. Por, Putin tha se gjasat janë shumë të vogla që bisedimet të zhvillohen para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Ukrainë në fund të korrikut.

Zelenskiy i cili mori detyrën në maj, premtoi se do t’i jap fund konfliktit të armatosur me separatistët në lindje, ku nga viti 2014 u vranë mbi 13 mijë njerëz.

Propozimi i Zelenskiyt mund të lidhet me bisedimet e paqes në kryeqytetin e Bjellorusisë në Minsk të mbajtura në 2014 dhe 2015, kur zyrtarët ukrainas zhvillonin bisedime me udhëheqësit e separatistëve me ndërmjetësimin e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit