
Në kuadër të punimeve të takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Josep Borrell.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri në Detyrë shkruan se takimi me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, spikati në tre elemente kryesore.
“Së pari, domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Spanjës, veçanërisht duke rritur nivelin e komunikimit të lartë politik dhe duke shtuar bashkëpunimin ekonomik. Së dyti, rëndësinë e patjetërsueshme të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në muajin tetor dhe fuqizimin e politikave të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Së treti, vlerësimin pozitiv ndërkombëtar për përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 si dhe nevojën për një koordinim të ngushtë me pjesëmarrësit e kësaj organizate.” shkruan Cakaj.
“Shqipëria do të vazhdojë t’i realizojë objektivat madhorë të politikës së jashtme dhe të fuqizojë më tej besueshmërinë ndërkombëtare të saj.” shprehet Cakaj ne postimin e tij.
Ministri Cakaj konfirmoi se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim solid me shumë vende anëtare për të siguruar një kryesi sa më të denjë dhe në mbështetje të plotë të agjendës së Organizatës.
Postimi i plotë i Cakaj:
Takimi me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, spikati në tre elemente kryesore:
Së pari, domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Spanjës, veçanërisht duke rritur nivelin e komunikimit të lartë politik dhe duke shtuar bashkëpunimin
ekonomik;
Së dyti, rëndësinë e patjetërsueshme të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në muajin tetor dhe, për më shumë,
fuqizimin e politikave të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi;
Së treti, vlerësimin pozitiv ndërkombëtar për përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 dhe nevojën për një
koordinim të ngushtë me pjesëmarrësit e kësaj organizate;
Shqipëria do të vazhdojë t’i realizojë objektivat madhorë të politikës së jashtme dhe të fuqizojë më tej besueshmërinë ndërkombëtare të saj!


