![]()
Sipas tre organizatave joqeveritare palestineze, që nga fillimi i këtij viti rreth 2.800 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës.
Raporti i përbashkët i lëshuar nga Komisioni i të Burgosurve, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Shoqata për Mbështetjen e të Burgosurve dhe të Drejtave të Njeriut, thekson se në mesin e të arrestuarve janë 446 të mitur dhe 46 gra.
Sipas raportit, 220 të mitur dhe 43 gra ende mbahen në burgjet izraelite.
“Aktualisht ka 5.500 të burgosur në burgjet izraelite”, thanë organizatat joqeveritare, duke shtuar se 500 palestinezë aktualisht mbahen nën politikën izraelite të “paraburgimit administrativ”, sipas të cilit të burgosurit mund të mbahen për periudha gjashtëmujore të ripërtëritshme pa akuzë ose gjykim.
Politika e paraburgimit administrativ u përcaktua fillimisht nga forcat kolonialiste britanike gjatë periudhës së mandatit britanik (1923-1948) në Palestinë.


