Sistemi satelitor i navigacionit të BE-së pëson defekt

Mos i humb

Sistemi satelitor i navigacionit të Bashkimit Evropian “Galileo” ka pësuar defekt.

Agjencia Evropiane e Sistemeve Satelitore të Navigacionit Global me seli në Pragë, njoftoi se “Galileo” i cili shërben si GPS-i i BE-së ka dalë jashtë funksionimit për arsye teknike.

Në njoftim bëhet e ditur se 24 nga gjithsej 26 satelitë të “Galileo”-s, janë jashtë funksionimit që nga 11 korriku.

Sistemi i “Galileo”-s ishte dizajnuar si një alternativë kundër GPS-it të BE-së që është nën mbikëqyrje të ushtrisë së SHBA-ve, asaj ruse GLONASS dhe kineze Beidou.

“Galileo” ka kushtuar rreth 10 miliardë dollarë ndërsa nisi të veprojë në vitin 2016.

Sateliti i parë i “Galileo”-s është lançuar në vitin 2005.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit