Historiani sirian i artit përshkruan 15 Korrikun në një tablo mozaiku

Mos i humb

Historiani sirian i artit, Abdulsettar Al Sattuf, që jeton në rajonin Reyhanlı në qytetin Hatay të Turqisë, heroizmin e popullit turk kundër tentativës për grusht shtetit më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO e ka përshkruar në një tablo mozaiku.

Me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, Sattuf vendosi të realizojë një tablo mozaiku për të përshkruar përpjekjet e treguara nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe populli turk.

Me një ekip prej 6 personash, Sattuf pas një pune prej 7 muajsh përfundoi tablonë e mozaikut me 1 metër e 75 centimetra gjatësi dhe 1.5 metra gjerësi.

Pasi e ka varur tablonë në vendin e punës së tij Sattuf në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se nuk do ta harrojnë asnjëherë mbështetjen e dhënë nga Turqia për ta.

Ai thotë se në tablonë e përgatitur ka paraqitur ngjarjet e përjetuara më 15 korrik. “Ne e duam Turqinë dhe gjithmonë do t’i jemi mirënjohës. Kjo është arsyeja pse kam dashur ta realizoj këtë vepër. Ata që e kanë parë e kanë pëlqyer shumë tablonë”, tha Sattuf.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit