
Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, ka lexuar emrat e 15 prokurorëve kandidatë që kanë kaluar fazat përzgjedhëse dhe konsiderohen favoritë për t’u bërë pjesë e SPAK. Përvecc përzgjedhjes nga KLP, këta kandidatë duhet të kenë kaluar edhe procesin e vetting-ut për të patur mundësinë që t’i bashkohen strukturës që do të hetojë zyrtarët e lartë shtetëror, si dhe bandat e krimit të organizuar.
Gazetarja Anila Hoxha sqaroi se me 8 deri në 10 pikë do të përcaktohen prokurorët me kualifikim të lartë për në SPAK. 5-7 pikë atë me kualifikim të mesëm, si dhe ata me kualifikim të ulët.
“Sapo të jepen pikët, kandidatët që do të përcaktohen me kualifikim të lartë dhe kanë kaluar vetting-un do të bëhen menjëherë pjesë e SPAK, ndërsa ata që nuk e kanë kaluar vetting-un do të pritet përfundimi i procesit”, raportoi Hoxha.
15 kandidatët për SPAK
- Altin Dumani
- Anton Martini
- Elisabeta Imeraj
- Arben Kraja
- Manjola Kajana
- Enkelejda Millona
- Doroleza Musabelliu
- Klodian Braho
- Ened Nakuçi
- Edvin Kondili
- Besnik Muçi
- Ndini Tavani
- Behar Dibra
- Elida Kaçini
- Anita Jella


