SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton masat kundër Arabisë Saudite

Mos i humb

Dhoma e Përfaqësuesve të hënën ka miratuar dy masa shumë kritike ndaj Arabisë Saudite, me njërën që kërkohet SHBA të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve sauditë përgjegjës për vrasjen e frikshme të publicistit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi.

Përveç miratimit të një rezolute me numër të theksuar të votave që dënon ndalimin dhe abuzimin e mundshëm të Arabisë Saudite ndaj aktivistëve të të drejtave të njeriut, Dhoma e Përfaqësuesve me numër të jashtëzakonshëm të votave (405-7) miratoi Aktin për të Drejtat e Njeriut dhe Llogaridhënie për Arabinë Saudite.

I propozuar nga kongresmeni Tom Malinowski, akti kërkon nga Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare të identifikojë publikisht personat e përfshirë në vrasjen e Khashoggit dhe atyre t’u vendosen viza dhe sanksione për udhëtim. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet që të raportojë për nivelin në të cilin forcat e sigurisë të Rijadit dhe ushtrija janë të përfshira në shkeljet e të drejtave të njeriut.

Përderisa masat u miratuan në Dhomën e Përfaqësuesve, fati i tyre në Senatin e kontrolluar nga Republikanët është i paqartë. Republikanët e Senatit janë shumë më pak të ashpër në dhënien e dënimeve ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e Khashoggit, veçanërisht duke pasur parasysh mbrojtjen që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ia ofron Princit rë Kurorës Mohammad bin Salman, i cili kryesisht dyshohet se ka urdhëriuar vrasjen.

Kongresi më herët miratoi ligje me të cilat mandatohej Trump që të identifikojë dhe të sanksionojë ata që janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit, por ai asnjëherë nuk i zbatoi.

Khashoggi u vra më 2 tetor të vitit 2018 në Konsullatën saudite në Stamboll. Arabia Saudite fillimisht mohoi çdo njohuri mbi vendndodhjen e tij pasi ai u zhduk, por më vonë u përpoq të hedhë fajin për vdekjen e tij në një ekip të operatorëve mashtrues të cilët kanë kryer një operacion të gabuar.

Megjithatë, shpjegimi është në kundërshtim me vlerësimet ndërkombëtare dhe amerikane për vrasjen, të cilat e fajësojnë Mohammad bin Salmanin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit