BE: Ruajtja e marrëveshjes nukleare me Iranin “përgjegjësi e përbashkët”

Mos i humb

Shefja e politikës së jashtme të BE-së e quajti “përgjegjësi të përbashkët” ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, përderisa sërish i ka bërë thirrje Iranit që t’i përmbahet marrëveshjes.

“Ruajtja e marrëveshjes jo vetëm që është interes dhe përgjegjësi e jona, por ajo është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë anekënd botës”, tha Federica Mogherini gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg, Francë.

Sipas Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPoA) të nënshkruar nga Britania e Madhe, SHBA, Rusia, Kina, Franca, Gjermania dhe BE-ja, Irani u pajtua të asgjësojë rezervat e saj të uraniumit të pasuruar.

Megjithatë, Irani më vonë konfirmoi se ka arritur shkallën prej 3,67 për qind të uraniumit të pasuruar të përcaktuar sipas marrëveshjes bërthamore.

Në tetor të vitit 2017, presidenti Donald Trump, njoftoi tërheqjen e njëanshme të Washingtonit nga marrëveshja bërthamore. Menjëherë më pas, SHBA-të imponuan sanksione ndaj Iranit.

Mogherini tha se veprimet e Iranit nuk tregojnë një “vendim ose qëllim të qartë” nga Teherani për t’u kthyer në programin e tij bërthamor.

“Në të njëjtën kohë, dua të jem shumë e qartë, sa më shumë që Irani vazhdon në këtë rrugë, aq më e vështirë do të jetë, teknikisht, për t’u kthyer prapa. Kërkesa jonë ndaj Iranit është shumë e qartë: Kthehuni prapa drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes siç keni bërë deri më tani”, shtoi ajo.

Shefja e politikës së jashtme theksoi se është “përgjegjësi globale” për të ruajtur marrëveshjen dhe zbatimin e saj të plotë, e cila unanimisht u miratua nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit