Deputetja Kadaj-Bujupi, reagon ndaj Serrit për taksën, është mekanizëm i cili mund të shfrytëzohet për njohje reciproke

Mos i humb

Deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi, reagon ndaj deklaratës së zëvendësshefit të Zyrës së BE-së, se taksa po eliminon përpjekjet e Kosovës për integrim evropian, duke theksuar se taksa është mekanizëm i cili mund të shfrytëzohet për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera, Kada-Bujupi tha se Kosova po diskriminohet nga BE dhe kërkoj që vendi të trajtohet në mënyrë të barabartë me Serbinë.

“Nuk do të jetë lehtësuese nëse ne trajtohemi të pabarabartë. Vazhdimisht po diskriminohemin dhe ka një qëndrim të pabarabartë. Taksën nuk e shohim si një mekanizëm për të arritur një marrëveshje përfundimtare, por një mekanizëm i cili besojmë dhe është mundësi të shfrytëzohet nga të gjithë për njohje reciproke për të filluar funksionimin si dy shtete të barabarta#, tha Kadaj–Bujupi.

Për më tepër, ajo ka kujtuar se mosfunksionim i bashkëpunimit të Kosovës me vendet e rajonit ka mbetur peng i 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

“ Pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën e mbajnë peng në mosfunksionimin e vendit për bashkëpunim rajonal. Derisa për një vizë duhet të presim më muaj të tërë. Ekziston ajo frymë anti-zgjerim që vjen nga BE-ja, e në këtë fazë po e godet Kosovën në këto fusha”, tha Bujupi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit