Studim, Spanja do të shndërrohet në shkretëtirë

Mos i humb

Nëse emetimet e karbonit mbeten të pandryshuara, kryeqyteti i Spanjës, Madridi, do të ketë një klimë të ngjashme me qytetin maroken Marrakesh deri në vitin 2050, thuhet në një studim të publikuar kohët e fundit nga hulumtuesit zviceranë.

Studimi i bërë nga ETH Cyrih dhe nga laboratori Crowther tregon se nëse bota nuk bashkohet brenda 11 viteve të ardhshme, kur është edhe “pika kur nuk mund të kthehemi prapa”, për të reduktuar emetimet e CO2, toka mund të jetë 2 deri në 2,5 gradë celsius më e nxehtë brenda disa dekadave. Në atë skenar, temperatura e Madridit ka gjasa të rritet me një mesatare prej 2,1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat më të nxehta do të rriten për 6,4.

Këtë vit, banorët e Madridit veçse kanë kaluar nëpër temperatura të larta që thyen rekordet, kur më 28 qershor u regjistrua temperatura maksimale më e lartë për muajin qershor 40,7 gradë Celsius, bazuar në të dhënat e shërbimit kombëtar meteorologjik të Spanjës.

Ekspertët nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) për Anadolu Agency (AA) thonë se skenarët më ekstremë të klimës gjithashtu parashohin ulje të të reshurave në më shumë se 40 për qind të territorit të Spanjës gjatë muajve të verës deri në fund të shekullit, duke çuar në thatësira më të gjata dhe më të vështira në Gadishulli Iberik.

Me të paktën 74 për qind të Spanjës që është në rrezik të shndërrohet në shkretëtirë, prej të cilave 18 për qind në rrezik të lartë sipas të dhënave zyrtare të vitit 2008, rreziku është që disa pjesë të Spanjës mund të ngjasojnë më shumë si Sahara Marokene brenda jetës sonë.

Aktiviteti njerëzor është shkaku kryesor i shkretëtirëzimit, siç quhet procesi i shndërrimit të tokës në shkretëtirë. Ky proces shkaktohet nga mbipërdorimi i resurseve të kufizuara natyrore të cilat është vështirë të ripërtërihen. Përdorimi i tepërt i ujit është faktori kryesor, ndërsa një faktor tjetër është largimi i vegjetacionit.

“Rritja e shpejtë e temperaturës ka pasoja të mëdha për shkretëtirëzimin. Kur temperatura rritet, ashtu si njerëzit më shumë djersen, bimët rriten më shumë, kështu që uji avullon nga dheu dhe bimët. Këto kushte dobësojnë bimët, gjë që i bën ata më të ndjeshme ndaj epidemive”, tha Patricio García-Fayos, kreu i Qendrës për Studimin e Desertifikimit (CIDE) në Valencia, duke treguar për epideminë Xylella që ka qenë përgjegjëse për shkatërrimin e mijëra pemëve në juglindje të Spanjës në vitet e fundit.

“Edhe nëse bimët nuk goditen me epidemitë, ato bëhet më të thata dhe më të prekshme ndaj zjarreve. Kjo rrit frekuencën dhe intensitetin e zjarreve në pyje. Pastaj, pas zjarreve, me shumë mundësi, bimët më të thata mund të lëvizin në zonë, sepse kushtet klimatike janë më të ashpra se normale. Është një rreth vicioz”, tha Fayos për AA.

Për më tepër, ekspertët thonë se Evropa, veçanërisht në jug, ka mundësi të preket nga çrregullimi me të reshurat. Thatësira është një çështje e njohur, por shirat e dendur mund të shkaktojnë përmbytje dhe erozion të tokës, që përshpejtojnë procesin.

Një raport i publikuar në fund të vitit 2018 nga auditorët e Bashkimit Evropian zbuloi se mes viteve 2008 dhe 2017, madhësia e përgjithshme e territorit në Evropë me ndjeshmëri të lartë ndaj shkretëtirëzimit u rrit në 177 mijë kilometra katrorë. Brenda Evropës, shtete si Bullgaria, Greqia, Spanja, Kroacia, Italia, Qiproja, Letonia, Hungaria, Malta, Portugalia, Rumania, Sllovenia dhe Sllovakia kanë deklaruar veten si të prekur nga procesi i shkretëtirëzimin.

Raporti i njëjtë gjithashtu kritikon BE-në për “koherencën e saj të kufizuar” rreth kësaj teme. Në kundërpërgjigje, Komisioni Evropian ka filluar një hetim për degradimin e tokës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit