
Të paktën 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të dyfishtë të kryer në provincën Khyber Pakhtunkhawa, në veriperëndimim të Pakistanit.
Sulmues me motoçikletë në rajonin Dera Ismail Khan, kanë hapur zjarr mbi policinë në pikën e kontrollit. Në sulm kanë humbur jetën 2 policë, ndërsa disa prej tyre u plagosën.
Ndërsa kamikazi shpërtheu bombën mbi të pranë spitalit ku policët e plagosur ishin transferuar, si pasojë e së cilës humbën jetën 4 policë dhe 3 civilë.
Komisari i policisë, Saleem Riaz Khan, në deklaratën për gazetarët tha se kanë humbur jetën 9 persona, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur.
Përgjegjësinë mbi sulmin e morri organizata e talebanëve të Pakistanit.
Dera Ismail Khan është një qytezë afër kufirit pakistanezo-afgan dhe shpesh herë është bastion i sulmeve të shpeshta terroriste që nga viti 2004.


