![]()
Aktivisti opozitar rus dhe themeluesi i Fondit për luftë kundër korrupsionit, Alexei Navalny, është arrestuar sërish.
Navalny këtë e bëri të ditur nëpërmjet rrjetit social. Ai tha se është arrestuar para shtëpisë së tij përderisa ishte duke dalë për vrapim.
Avokatja e opozitarit rus, Olga Mihaylova, tha se Navalny është arrestuar për arsye se ka marrë përsëri pjesë në protestën e paautorizuar.
Opozitari rus edhe më parë ka qëndruar 10 ditë në burg për arsye se ka marrë pjesë në protestën mbështetëse ndaj gazetarit opozitar Ivan Golunov.


