![]()
Sipas një burimi nga ushtria e Sudanit, disa forca sudaneze janë tërhequr pjesërisht nga zonat që ishin vendosur në Jemen.
Kolonel Waddah al-Dabeesh, një zëdhënës i ushtrisë së Jemenit, tha për AA se forcat sudaneze që morën pjesë në frontin ushtarak të Bregut Perëndimor u tërhoqën nga tre zona ku ata ishin vendosur.
Ai shpjegoi se disa forca ushtarake të Jemenit u rivendosën në zona për të zëvendësuar forcat sudaneze.
Tërheqja e forcave sudaneze erdhi pas një tërheqjeje të hershme dhe të pjesshme nga të njëjtat zona të forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Sudani ka qenë i përfshirë në luftën e Jemenit si pjesë e koalicionit të udhëhequr saudit që filloi në mars të vitit 2015.
Sudani nuk njoftoi numrin e trupave që morën pjesë në luftë, por më herët afirmoi gatishmërinë për të dërguar 6.000 trupa ushtarake në Jemen.


