
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka dënuar ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli, thotë se ndalja e tij u bë “sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb”.
“Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit”, ka shkruar Zyberaj në Facebook
Postimii plotë i Zyberajt:
Dënojmë ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë së Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.
Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës.
Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymën e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut. Falënderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për lidershipin shqiptar atje.
*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.
Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.


