Një grua është therur me thikë nga djali i saj në Prishtinë. Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë nënën e tij, përcjell lajmi.net.Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.