Pakistan, në dy sulme vriten 10 ushtarë

Mos i humb

Të paktën 10 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit humbën jetën në dy sulme në kufi të këtij vendi me Afganistanin.

Në njoftimin e ushtrisë pakistaneze theksohet se në krahinën Hayber Pahtunhva dhe Beludgjistan, nga territori i Afganistanit u hap zjarr ndaj ushtrisë pakistaneze.

Sulmi i parë u krye mbi ushtarët pakistanezë të cilët patrullonin në kufi, ndërsa në këtë sulm humbën jetën së paku gjashtë ushtarë.

Në sulmin e dytë që ndodhi në krahinën Belugjistan humbën jetën katër pjesëtarë të xhandarmërisë pakistaneze. Sipas zëdhënësit të ushtrisë pakistaneze, Asif Gafur, ushtarët pakistanezë humbën jetën gjatë një misioni për sigurimin e paqes në rajon.

“Derisa nga njëra anë punojmë në vendosjen e paqes në rajon, forcat armiqësore bëjnë gjithçka që krahinën e Belugjistanit ta bëjnë të pasigurtë. Nuk do t’ia arrijnë në këtë”, tha Gafur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit