
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklarimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi pas takimit me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se LDK-ja nuk ka marrë ende ftesë nga presidenti për konsultime për datën e zgjedhjeve.
Për më tepër Hoti ka paralajmëruar thirrjen e seancës për shëpërbërjen e Kuvendit.
Postimi i plotë i Hotit në Facebook:
Ne ende nuk kemi marrë ftesë nga Presidenti për konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve. Këto vonesa janë të pa arsyeshme, duke ditur se vendi nuk ka qeveri efektive. Koalicioni PAN nuk ka pasur legjitimitet tash e një vit për të qeverisur me Kosovën dhe nuk ka tani për të propozuar një mandatar të ri.
Ne do t’i përgjigjemi ftesës së Presidentit vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve. Asnjë temë tjetër nuk mund të diskutohen në këto konsultime.
Duke qenë se nuk ka një iniciativë të tillë nga Presidenti, ne do të kërkojmë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit, siç parashihet me nenin 83, pika b, e Rregullores të Punës të Kuvendit. Në këtë seancë, paraprakisht do të kërkojmë ratifikimin e marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian, e cila Kosovës i sigurojnë fonde rreth 100 mil euro.
Votimi i kësaj marrëveshjeve kërkon 2/3 e votave të deputetëve dhe është e rëndësishme që këto fonde të mos humben ose të prolongohet shfrytëzimi i tyre, për shkak se Kosova ka pasur një qeveri jo legjitime.


