Masat e ashpra, asnjë meksikan nuk lejohet të hyjë në SHBA

Mos i humb

Më shumë se pesë muaj pas fillimit të programit të administratës Trump, të quajtur “Qëndro në Meksikë”, asnjë azilkërkues nuk ka hyrë në SHBA, ndërkohë që migrantët luftojnë për gjetjen e një përfaqësues ligjor, sipas një raporti të ri.

Raporti i lëshuar nga Zyra e Regjistrimeve Transaksionale (TRAC) – në Universitetin e Sirakuzës – tregon të dhënat e gjykatave të ngarkuara për migracionin, nga janari deri në fund të qershorit.

Studiuesit zbuluan se nga 1 155 çështjet e ngritura në Meksikë, vetëm 14 prej tyre kishin përfaqësim ligjor, domethënë vetëm 1,2%.

“Është e qartë se shumë pak azilkërkues, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në Meksikë, kanë qenë në gjendje të garantojnë përfaqësimin e tyre për procedurat e ardhshme të imigracionit”, thuhet në raport, transmeton ATSH.

Në gjykatat e ngarkuara për migracionin, qeverisë nuk i kërkohet t’u ofrojë aplikantëve këshilla juridike falas.

Migrantët kanë të drejtën e një avokati për aq kohë sa ata mund të përballojnë shpenzimet për të ose të gjejnë një tjetër, i cili të paraqesë falas kërkesat e tyre.

“Përfaqësimi ligjor rrit shumë shanset për të marrë azil. Të dhënat tregojnë se aplikantët e përfaqësuar nga avokatët kanë gjasa pesë herë më shumë të marrin azil sesa aplikantët pa ta”, sipas TRAC.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit