
Vetëm gjashtë ditë në detyrë dhe ministri i Brendshëm i Rumanisë Nicolae Moga jep dorëheqjen. Arsyeja: presioni publik pas vrasjes së një 15 vjeçareje.
Pas vetëm një jave në detyrë vendosa të jap dorëheqjen, për “të mbrojtur reputacionin e ministrisë”, deklaroi Nicolae Moga. Reputacioni i ministrisë është “tronditur rëndë” prej “veprimit të dobët” të bashkëpunëtorëve të tij lidhur me rastin, deklaroi ai.
15 vjeëarja Alexandra u zhduk të mërkurën (24.07) e javës së kaluar, teksa përpiqej përmes auto-stopeve të mbërrinte në vendbanimin e saj Dobrosloveni, në jug të vendit. Të enjten ajo i pati telefonuar urgjencës dhe policisë, për t’i komunikuar të dhëna për vendin, ku atë e kishte marrë një shofer.
Në pritje deri në mëngjes!
Vetëm pas dymbëdhjetë orësh telefonata të pashpresa policia mbërriti në Caracal, ku ishte mbajtur vajza e re. Ndonëse në raste të tilla emergjenca nuk janë të nevojshme urdhërat për kontroll, hetuesit aplikuan për një të tillë dhe pritën deri në të gdhirë, përpara se të hynin në shtëpi.
Të premten (26.07) policia arrestoi një 65 vjeëar, i cili pranoi se kishte vrarë Alexandran dhe një grua tjetër. Në mediat rumune spekulohet, se dy viktimat me gjasë mund të jenë gjallë dhe u janë dorëzuar tutorëve.
Ky rast u bë shkak për kritika masive ndaj autoriteteve. Në fundjavë në kryeqytetin, Bukuresht, mijëra vetë protestuan në rrugë. Edhe presidenti Klaus Iohannis dhe kryeministrja Viorica Dancila i akuzuan hetuesit për dështim./DW
![]()


