Rrëmbimi dhe vrasja e adoleshentes rumune, largime në qeveri

Mos i humb

Rrëmbimi dhe më pas vrasja e një 15-vjeçareje në afërsi Bukureshtit ka shkaktuar fortunë largimesh nga puna në qeverinë e Rumanisë. Kryeministrja e Rumanisë ka pushuar nga puna ministren e arsimit mbi komentet e saj “thellësisht të gabuara” në lidhje me një çështje rrëmbimi që tronditi këtë vend gjatë javës së kaluar. Kryeministrja Viorica Dancila tha se vërejtjet e ministres Ecaterina Andronescu për rrëmbimin e një adoleshenteje tregojnë “mungesë mirëkuptimi”.

Alexandra Macesanu, 15 vjeç, u rrëmbye në perëndim të kryeqytetit, Bukuresht, të mërkurën e kaluar. Ministrja Rumune e Arsimit Andronescu tha gjatë një interviste televizive se asaj duhet t’ia kishin mësuar “që të mos futet nëpër makina me njerëz të panjohur”. Ministrja e arsimit është zyrtari i fundit i qeverisë Rumune që humbet vendin e punës në lidhje me këtë çështje që ka shkaktuar zemërim publik.

Shefi i policisë së Rumanisë, Ioan Buda është pushuar nga puna ndërsa ministri i brendshëm Nicolae Moga ka dhënë dorëheqjen, por kritikët po kërkojnë më shumë përgjegjësi. Autoritetet Rumune janë vënë nën kritika të ashpra për atë që e konsiderojnë reagim të ngadaltë në lidhje me tre telefonata urgjente nga ana e adoloshentes e cila u zhduk të mërkurën teksa kishte bërë autostop ndërsa shkontë në shtëpi. Policia kishte pritur 19 orë për të kontrolluar pronën ku ajo mbahej peng, ku ajo më pas ishte edhe vrarë nga pengmarrësi.

Të martën, xhaxhai i i viktimës, Alexandru Cumpanasu, publikoi atë që ai tha se ishte një transkriptim i telefonatave të saj në numrin e urgjencës 112. Në një bisedë, ajo i lutej një oficeri policie që të mos largohej nga linja sepse ndihej shumë e frikësuar. I dyshuari Gheorghe Dinca 65 vjeç, i cili është në paraburgim, i ka thënë policisë se e ka vrarë 15 vjeçaren ashtu siç ka pranuar se ka vrarë edhe nje 18 vjeçare tjetër Luiza Melencu e zhdukur në muajin prill.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit