
Rrëmbimi dhe më pas vrasja e një 15-vjeçareje në afërsi Bukureshtit ka shkaktuar fortunë largimesh nga puna në qeverinë e Rumanisë. Kryeministrja e Rumanisë ka pushuar nga puna ministren e arsimit mbi komentet e saj “thellësisht të gabuara” në lidhje me një çështje rrëmbimi që tronditi këtë vend gjatë javës së kaluar. Kryeministrja Viorica Dancila tha se vërejtjet e ministres Ecaterina Andronescu për rrëmbimin e një adoleshenteje tregojnë “mungesë mirëkuptimi”.
Alexandra Macesanu, 15 vjeç, u rrëmbye në perëndim të kryeqytetit, Bukuresht, të mërkurën e kaluar. Ministrja Rumune e Arsimit Andronescu tha gjatë një interviste televizive se asaj duhet t’ia kishin mësuar “që të mos futet nëpër makina me njerëz të panjohur”. Ministrja e arsimit është zyrtari i fundit i qeverisë Rumune që humbet vendin e punës në lidhje me këtë çështje që ka shkaktuar zemërim publik.
Të martën, xhaxhai i i viktimës, Alexandru Cumpanasu, publikoi atë që ai tha se ishte një transkriptim i telefonatave të saj në numrin e urgjencës 112. Në një bisedë, ajo i lutej një oficeri policie që të mos largohej nga linja sepse ndihej shumë e frikësuar. I dyshuari Gheorghe Dinca 65 vjeç, i cili është në paraburgim, i ka thënë policisë se e ka vrarë 15 vjeçaren ashtu siç ka pranuar se ka vrarë edhe nje 18 vjeçare tjetër Luiza Melencu e zhdukur në muajin prill.


