Një delegacion i SHBA-ve vizitë në Izrael dhe Palestinë

Mos i humb

Një delegacion i madh i SHBA-ve ditëve në vazhdim do të qëndrojë në Izrael dhe Bregun Perëndimor për të mësuar më shumë mbi çështjen me rëndësi kyçe për marrëdhëniet amerikano-izraelite dhe sigurinë ndërkombëtare, paralajmëroi kongresmeni demokrat Steny Hoyer.

“Kënaqësi t’iu bashkohem 41 kolegëve në rrugën për në Izrael me qëllim që të konfirmojmë mbështetjen tonë ndaj aleatit kyç amerikan dhe të vazhdojmë të mësojmë rreth mundësive dhe sfidave me të cilat përballet Izraeli në Lindjen e Mesme”, shkroi Hoyer në Twitter.

Në njoftimin e Dhomës së Përfaqësuesve thuhet se një delegacion i demokratëve amerikanë qëndon në Izrael nga 5 deri më 11 gusht.

Delegacioni do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit