Partia e Ahmetit dorëzon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit

Mos i humb

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot nënshkrimet e 12 deputetëve nga radhët e saj për seancën e datës 22 Gushtit, për shpërndarjen e kësaj legjislature.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i PSD-së Dardan Sejdiu. Ai ka theksuar se PSD është e gatshme dhe “tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtësore.”

Postimi i plotë:

Sot dorëzuam nënshkrimet për seancën e datës 22 Gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e kësaj legjislature.

Zgjedhjet janë rruga përpara, dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore.

Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit