
Në Istog është arrestuar Selajdin Bytyqi, kandidat i LDK-së për asamble komunale.
Bytyqi është arrestuar nën dyshimin për blerje të votave. Policia ka marrë në pyetje edhe personin (votuesin) që dyshohet se i ka marrë paratë.
Njësitet përkatëse janë duke qëndruar në vendin e ngjarjes./Kosova Post/