Një grup prej më shumë se 40 vendesh po finalizojnë planet e hershme për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Koalicioni i udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar këmbëngul se operacioni do të fillojë vetëm kur të mbarojë lufta.
Koalicioni kryesisht i vendeve të NATO-s, përfshirë Korenë e Jugut dhe Australinë, po punon në një mision që do të përfshijë anije ushtarake, eskorta, forca të armatosura, inteligjencë, operacione pastrimi të minave dhe aftësi radari. Strategët ushtarakë nga NATO dhe anëtarët e tjerë të koalicionit kanë punuar në plan gjatë javëve të fundit. Mandati do të jetë “strikt mbrojtës” dhe nuk janë të përgatitur të hyjnë në konflikt.
Holanda ka dërguar fregata së bashku me personel ushtarak përpara fillimit të një operacioni të ardhshëm. Tani synohet që parapozicionohen anijet në rajon për të qenë gati për të vepruar kur konflikti të qetësohet. Mandati i përgjithshëm i misionit është ende i paqartë, por nuk ka gjasa të autorizohet nga NATO, pasi koalicioni këmbëngul se operacionet nuk përfshijnë SHBA-të.
Presidenti francez Macron tha se “misioni strikt mbrojtës” do të ishte “i ndarë nga palët ndërluftuese”. Një mandat i OKB-së ose zgjerimi i mandatit Aspides të BE-së janë diskutuar të dyja, por një vendim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për një operacion të tillë do të ishte shumë i vështirë për t’u arritur.


