Nuk ndalen zjarret në Krujë, ja zonat problematike

Mos i humb

Vazhdon të jetë problematike situata me zjarret në vendin tonë. Zjaret vazhdojnë të jenë të përhapura në rrethet veriore e jugore të Shqipërisë.

Në Krujë, i është vënë zjarri pyjeve në zonën mes Borizanës dhe Piçrragës. Zjarri është favorizuar edhe nga thatësira dhe era.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë djegur disa hektarë pije me pisha.

Dje, një tjetër zjarr trazoi Krujën. Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos.

Zjarri rrezoi linjën e tensionit të lartë Shqipëri – Kroaci. Flakët u dyshuan se janë vendosur rastësisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit