Vizita e Ramës, solidaritet i drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë vizitës në Abu Dabi, Rama u prit në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.

Rama e cilësoi takimin vëllazëror, teksa shprehu bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara.

Vizita e kryeministrit Rama në Abu Dabi synon të përcjellë mbështetje dhe solidaritet të drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa rikonfirmon lidhjet miqësore mes dy vendeve.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Emirateve (WAM), gjatë takimit, të dy palët diskutuan mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet EBA-Shqipëri në sektorët prioritarë, veçanërisht ekonomi, tregti, energjinë e rinovueshme dhe teknologji, në interes të të dy vendeve.

WAM bëri të ditur se “Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Rama riafirmuan angazhimin e tyre për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe, të cilat vazhdojnë të shohin përparim të qëndrueshëm dhe për zgjerimin e partneriteteve të zhvillimit për të nxitur rritje të qëndrueshme ekonomike që përmbush aspiratat e të dy popujve për përparim dhe prosperitet”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit