
Nëntë persona u arrestuan në provincën jugore Adana të Turqisë nën dyshimet për lidhje me grupin terrorist DEASH, thanë sot burime të sigurisë.
Arrestimet erdhën pasi ekipet e policisë bastisën vende të dyshuara që mendohet se ishin përdorur nga terroristët e DEASH-it, theksuan burimet që kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimeve për t’u pronocuar për media.
Të arrestuarit dyshohen se ishin aktiv në këtë grup dhe se kanë rekrutuar terroristë për DEASH-in.
Më shumë se 300 persona e kanë humbur jetën në sulmet e pretenduara nga DEASH-i në Turqi, ku në shënjestër të sulmeve vetëvrasëse me raketa dhe armë të ndryshme të organizatës terroriste ishin civilët.
Forcat turke të sigurisë janë përfshirë në një fushatë të gjerë për të parandaluar dhe penguar sulmet e DEASH-it.


