Nismës i bashkohen 70 anëtarë të rinj

Mos i humb

Degës së Nismës Socialdemokrate në Pejë i janë shtuar 70 anëtarë të rinjë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj dege të partisë, Gëzon Berisha përmes rrjetit social Facebook. Ai ka thënë se Nisma në Pejë ka pasur ditë feste.

“Sot degës Nismas Socialdemokrate në Peje ju bashkuan mbi 70-të anëtarë të rinj, shumica nga ta intelektual. Sot dega e Nismës në Pejë pati ditë feste, aderimet e dhjetëra të rinjve dhe inaugurimin e ambienteve te reja të zyrave” shkroi ai.

Ai gjithashtu ka shkruar se të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe ministra e zv.ministra të partisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit