Berisha: Shqipëria po kthehet në “gropë të zezë” për mashtrimin e pensionistëve europianë

Mos i humb

Kreu i PD SALI Berisha, në një deklaratë për mediat pas takimit me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, u ndal te operacionet e ndërmarra ër ngoditjen e Call Center-ave në Tiranë.

Ai tha se është e turpshme që Shqipëria po kthehet në një vend nga ku mashtrohen pensionistët europianë, ndërkohë që BE na ka dhënë fonde gjatë të gjithë kohës.

Berisha u shpreh gjithashtu se call center-at, patronazhohen nga qeveria.

“Çdo javë një vend europian vjen për të arrestuar kriminelë në call center. Sepse të gjithë CC janë në patronazh nga shteti, Olsi Rama, Armand Josifi që i drejton nga Dubai etj. Po e shndërrojnë Shqipërinë në një gropë të zezë të turpshme të vjedhjes së pensionistëve të atyre vendeve që i kanë dhënë miliarda Shqipërisë”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit