Pas pushimeve verore, parlamenti do të nis sot sesionin e ri në orën 18:00.
Ndërkohë mbledhjes së parlamentit i paraprin sot në ora 11.00 Konferenca e Kryetarëve tek kryesia e Kuvendit e cila do të vendosë për kalendarin dhe programin e Parlamentit.
Ndërkohë që kalendari paraprak është ky:Projekt-Kalendari-i-punimeve-të-Kuvendit-2-20-shtator-2019-1
Ndërsa rendi i ditës për seancën e sotme vijon si më poshtë:
1. Hapja e Sesionit të V – të të Legjislaturës së IX–të të Kuvendit të Shqipërisë
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019 (neni 44, pika 2 e
Rregullores)
3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
4. Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18
tetor 2019 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
5. Njoftimi/Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 –
20 shtator 2019 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)


