Sot nis sesioni i ri parlamentar

Mos i humb

Pas pushimeve verore, parlamenti do të nis sot sesionin e ri në orën 18:00.

Opozita tradicionale, PD për herë të parë nuk merr pjesë në çeljen e punimeve të Kuvendit për shkak të bojkotit të nisur që në shkurt bashkë me aleatët e saj.

Ndërkohë mbledhjes së parlamentit i paraprin sot në ora 11.00 Konferenca e Kryetarëve tek kryesia e Kuvendit e cila do të vendosë për kalendarin dhe programin e Parlamentit.

Ndërkohë që kalendari paraprak është ky:Projekt-Kalendari-i-punimeve-të-Kuvendit-2-20-shtator-2019-1

Ndërsa rendi i ditës për seancën e sotme vijon si më poshtë:

1. Hapja e Sesionit të V – të të Legjislaturës së IX–të të Kuvendit të Shqipërisë

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019 (neni 44, pika 2 e
Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18
tetor 2019 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

5. Njoftimi/Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 –
20 shtator 2019 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit