Makina përplas këmbësorin në Tiranë, rëndë në spital, shoqërohet shoferja

Mos i humb

Një këmbësor është përplasur pak më parë nga një makinë në zonën e Shkozës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet dhe as identiteti i të plagosurit, ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen, ndërsa bën me dije se ka shoqëruar edhe drejtuesen e mjetit, e cila dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:05, në rrugën “Ali Demi”, automjeti me drejtuese shtetasen G.S, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Drejtuesja e automjetit shtetësia G.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit