
Për të tretën herë radhazi, Tokio shpallet qyteti më i sigurtë në botë.
Sipas sondazhit të së përjavshmes britanike, ‘Economist’, kryeqyteti japonez prinë i pari në mesin e qyteteve të botës, në fushën e parandalimit të fatkeqësive natyrore, nivelit të sulmeve kibernetike dhe atij të krimeve.
Në vendin e dytë rangohet Singapori, i përcjellë nga një tjetër qytet japonez, Osaka. Qyteti i vetëm amerikan që arriti top 10-shën ishte kryeqyteti i SHBA-ve, Washington DC,i renditur i 7-ti.


